16.7 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

Derbi i madh i Superligës në hendboll i takoj Besës

Besa, ka shënuar fitore ndaj Kastriotit, me rezultat 23 – 22 në derbin e pjesës së gjertanishme të kampionatit të Superligës në hendboll, që u zhvillua në palestren e sporteve ,,Bill Klinton,, në Ferizaj.

Ballafaqimi u përshkua me rivalitet të madh në mes dy ekipeve dhe epërsia e ngusht kalonte sa në njërën sa në anën tjeter, por në momentet e fundit të takimit pejanët u treguan më të koncentruar dhe arritën të shënojnë fitore të rëndësishme dhe kështu me nga 36 pikë të grumbulluara Kastrioti dhe Besa kryesojnë në tabelën e klasifikimit të Superligës ,,A,,

Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, pas përfundimit të takimit u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur, në një lojë të barabart dhe me rivalitet të madh. Sipas Muqollit, një derbi i tillë i ka munguar hendbollit tonë dhe po të ishte epilogu përfundimtarë tjetër, nuk do të ishte mëkat meq edhe Kastrioti, dëshmoj lojë dhe angazhim maksimal në një përballje korrekte.

Sot janë zhvilluar edhe takimet të tjera të javës së 20 në Superligën ,,A,, dhe janë arritë këto rezultate: Vushtrria – Drita 31- 29 dhe Vëllaznimi – Prishtina 23 – 35.

Në Superligën ,,B,, janë zhvilluar sot të dy takimet dhe dhënë këto përfundime: Drenica – Zhegra 28 – 24 dhe Trepça – Samadrexha 37 -31.Njeshi.com

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...