31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Dërgimi i draftit në Komisionin e Venecias, Haziri: Kurti e di se marrëveshja e tij e keqe nuk kalon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri thotë per media se këto manovra të Kurtit atij ia kanë dhënë vlerësimin tek partnerët e Kosovës, si një udhëheqës që nuk e mban fjalën dhe iu ikë përgjegjësive shtetrore.

“Një Kryeministër si Kurti që i beson më shumë Komisionit te Venecias se Gjykatës Sovrane të Kushtetuës së Republikës së Kosovës është për tu pa si sihariqi i ri apo mosbesuesi më i madh edhe i vet marrveshjes që Kurti dhe Vucic e kanë pranu. Këto manovra politike ja kanë dhënë atij vlerësimin tek partneret e Kosovës si udhëheqës që nuk e mban fjalën dhe i ike përgjegjesive shtetnore. Kosovën e ka vendos në pozicionin e vendit me politika të këqija dhe këto politika të keqija rrezikojnë komunitetet etnike”, tha Haziri./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...