Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur afati për ata që duan të ndërrojnë qendrën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit, brenda komunës ku jetojnë.
Sipas institucionit që organizon zgjedhjet, gjatë kësaj periudhe e cila përfundon, më 26 dhjetor 2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.
Kanë bërë të ditur se parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së./Njeshi/