18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Deri më tani janë regjistruar 530 mijë banorë dhe mbi 36% e objekteve në Kosovë

530 mijë persona janë regjistruar prej që ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë më 5 prill, ka thënë kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Kastrati ka thënë se regjistrimi i popullsisë është duke u bërë edhe në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit. Tha se ky proces, po ecën ashtu siç është planifikuar.

“Deri më tani procesi ka kaluar sipas planit dhe parashikimet që kemi bërë që në fillim. Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë qytetarë në Kosovë, janë regjistruar mbi 36 për qind e objekteve që janë në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore ne terën. Regjistruesit tani kanë arritur atë kuotën që kemi parashikuar, kemi mesatare rreth 7 anketa. Nëse vazhdon një dinamik e tillë e regjistrimit, ne do të arrijmë që të përfundojmë regjistrimin e popullsisë ashtu siç e kemi paraparë”, ka thënë Kastrati në një konferencë për media.

Në komunat veriore, Kastrati e pranoi që është sfidues regjistrimi i popullsisë por është optimist që në javët në vazhdim, komuniteti serb do të marrë pjesë në regjistrim.

“Ju njoftoj se gjitha zonat në Kosovë janë duke marr pjesë në regjistrim dhe gjitha komunitete janë duke marr pjesë në regjistrim. Edhe komuniteti serb është duke marr pjesë në regjistrim në të gjitha zonat dhe komunat. Ka pasur një vonesë me staf me regjistrues në komunat veriore por kemi angazhuar staf dhe janë duke u regjistruar edhe komuniteti serb ne veri, jo në atë masën si në zonat e tjera por ka filluar një regjistrim dhe presim që në javët ne vazhdim te këtë regjistrim edhe në atë pjesë”, u shpreh ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...