9.3 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Deri në 19:00 u pranuan afro 12 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se deri në orën 19:00, MAShTI ka pranuar 11 mijë e 800 aplikime nga prindërit ose kujdestarët ligjorë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Nagavci tha se mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që sipas saj, asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore.

“Nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar po ashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit”, tha Nagavci

Tutje, e para e MAShTI-t tha se kanë marrë zotimin nga shtëpitë botuese se çmimet e librave nuk do të rriten e po ashtu që sasia e teksteve, sipas saj, është e mjaftueshme për numrin e nxënësve.

“Institucionet edukativo-arsimore me fillimin e vitit të ri shkollor, përmes DKA-ve, do të na informojnë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, duke evidentuar edhe rastet eventuale të nxënësve të cilët mund të mos jenë pajisur me tekste shkollore si rezultat i mos-pranimit të mjeteve nga ana e prindërve për çfarëdo arsye”.

“Të gjitha rastet e adresuara nga shkollat/ DKA-të apo në emailin [email protected] do të trajtohen ashtu sikurse do të adresohet çdo shqetësim teknik apo tjetër dhe asnjë nxënës nuk do të mbetet pa përfituar mbështetjen për tekstet dhe mjetet mësimore”, tha ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...