29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Deschamps: Mbappe është mësuar me presion

Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli këtë të hënë për shumë prej lojtarëve të tij, mes të cilëve edhe për yllin e sulmit Kylian Mbappe.

Në prononcimin për mediet, kreu i stolit të “bluve” theksoi se Mbappe është mësuar me presion dhe se është i sigurt që jetë mirë në EURO 2024.

“Ai është mësuar me presionin dhe e shoh mirë. Ai kaloi një periudhë delikate me klubin, por shënoi 44 gola këtë sezon. Ai do të ketë lirinë maksimale në fushë“-deklaroi fillimisht Deschamps.

Më pas, duke folur për ndryshimin e futbollit në këto 12 vite, trajneri i Francës theksoi se tani loja është bërë më intensive.

“VAR-i e ka ndryshuar shumë lojën, i jep vetes polemika dhe interpretime, por e jep pozicionin jashtë loje me siguri. Futbolli sot është më intensiv dhe luhet më shumë. Vitin e ardhshëm një lojtar mund të luajë deri në 92 ndeshje”-u shpreh Didier Deschamps./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...