Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po e vazhdon dëshminë e tij në sesion privat, dëshmitari i 85-të i prokurorisë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmitari ka filluar të dëshminë e tij të hënën dhe sipas përmbledhjes së Prokurorisë, ai është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.
Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe kodi i tij në këtë proces gjyqësor është W04737./Njeshi/