13.3 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Dëshmitari i Prokurorisë për krerët e UÇK-së në Hagë: Nuk kam asgjë ndaj tyre se nuk i njoh, nuk e di pse jam ftuar për dëshmi

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Halim Berisha tha se nuk i njeh të akuzuarit, nuk ka asgjë ndaj tyre dhe nuk e dinë arsyen përse ZPS-ja e ka ftuar për të dëshmuar në këtë gjykim.

“Nuk i njihja, absolut nuk i njoh asnjë dhe nuk e di arsyen pse me kanë ftu”, tha dëshmitari në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Përpara kësaj, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, dëshmitari pohoi se e kishte thirrur dy herë në telefon Prokurorinë për të pyetur pse duhej të jepte dëshmi në këtë proces gjyqësor, pasi nuk e kishte kuptuar arsyen e një gjëje të tillë.

Ai gjithashtu pohoi se i kishte thënë ZPS-së se ai nuk kishte dëshmi kundër të akuzuarve për shkak se nuk kishte asgjë kundër tyre dhe nuk i njihte.

“Shumë e saktë. Nuk kam kurrgjë ndaj tyre, nuk i njoh. Nuk e di”, tha dëshmitari i Prokurorisë.

Me kaq përfunduan pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, që përfaqësohej nga avokatja Nina Tavakoli për të vazhduar më pas me pyetjet e mbrojtjes së Veselit dhe avokatja Ann Rowan. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...