21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Dëshmitari Idrizi në Speciale përballet me një dokument ku ai figuronte si pjesëtar i policisë serbe lokale në vitin 1998

Në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur sot marrjen në pyetje të dëshmitarit të radhës, Agim Idrizi, e i cili po prezantohet pa masa mbrojtëse.

Idrizi, është nga Kacaniku.

Në pyetjet e para nga prokuroria, Idrizi – që do të dëshmojë për mbajtjen në ndalim nga pjesëtarë të UCK-së, ai është përballë me një dokument të policisë serbe në vitin 1998.

Sipas këtij dokumenti, ishte krijuar një polici lokale në Kacanik dhe pjesë e kësaj liste ishte edhe vet Idrizi. Prokuroria e ka pyetur nëse është në dijeni për këtë, por ai e ka mohuar duke thënë se nuk është regjistruar.

Ai ka mohuar se nuk ka qenë as polic dhe as roje pylli, pasi është pyetur nga prokuroria.

“Unë e di kush me ka shti në listë dhe për çka me ka shti. Le të kallxojnë krejt kacaniku, nëse kam qenë unë roje pylli, kjo kurrë nuk ka qenë”, ka thënë ai, teksa pretendon se e di se kush ia ka bërë këtë. Unë nuk jam marrë me këto gjëra, e dinë Kacaniku se nuk kam qenë polic e as shumarë”, ka thënë Idrizi.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...