18.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Dëshmitari në rastin ndaj Shalës: Babai im punoi polic deri më 1997

Dëshmitari u pyet për babanë e tij, për të cilin ai shpjegoi se në vitin 1997 është detyruar të dalë dhunshëm në pension.

Sipas tij, kjo pas presionit të bërë nga një shqiptar, sepse babai ai tha se babai i tij ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai tha se babai  nuk ka qenë asnjëherë i dënuar për gjëra joligjore.

Dëshmitari u pyet nëse punësimi në polici i babait të tij,  ka ndikuar tek marrëdhëniet që ka pasur familja e tij me koumitetin.

“Besoj se për atë arsye e kanë vënë në pension të dhunshëm”, tha dëshmitari, të cilit iu kërkua të jepen hollësi.

“Në komunitetin ku kemi jetuar, gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë në marrëdhënie të mira dhe ka pasur kontakte me persona të njohur në komunë dhe në mbrojtjen e atij rajonit të Dushkajës, nuk ka lënë asnjë gjë joligjore të bëhet”, tha dëshmitari, të cilit paraprakisht, prokurori i kërkoi të identifikojë Jabllanicën në hartë.

“Për këtë  arsye është bërë shkarkimi i dhunshëm i babait nga policia në vitin 1997”, tha dëshmitari i mbrojtur.

Ai u pyet nëse babai i tij ka qenë aktiv politikisht nga viti 1997 deri 1998.

“Nuk ka qenë aktiv politikisht, por ne si familje kemi qenë të njohur si përkrahës të LDK-së, të udhëhequr nga i ndjeri presidenti Rugova”.

Ai shpjegoi se gjatë qershorit e korrikut të vitit 1998, ka jetuar në të njëjtën shtëpi ku ka jetuare dhe në maj.

Ai tha se në atë kohë, në shtëpi i kanë shkuar dy persona të UÇK-së nga Jabllanica (të cilëve dëshmitari u përmendi emrat v.j).

Dëshmitari tha se me ta ka folur vëllai i tij i cili u ka treguar se babai nuk ndodhet në shtëpi.

“Ata kinse kërkuan dorëzimin e  armëve që kishim për mbrojtjen e fshatit. Ata na thanë se duhet të dorëzojmë armët e ne i thamë se i kemi për mbrojtjen e fshatit”, tha dëshmitari.

“Por ata na thanë se dorëzimi i armëve është  urdhër i Lahi Brahimajt”.

Seanca sërish u mbyll për publikun duke shkuar në pushim prej gjysmë ore. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...