16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Dështimi për anëtarësim në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur e zhgënjyer për dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës.

Cramon tha se shpreson që ky të mos jetë shansi i humbur përgjithmonë dhe kjo të jetë “vetëm një shtyrje e këtij vendimi”.

“Më vjen shumë keq! Ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë, dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”, ka thënë Cramon, në një intervistë për Kanal10.

Cramon ka thënë më tej se shpreson që Kosova të jetë në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

“Shpresoj që Këshilli dhe Komiteti i Ministrave ta vendosin në rend dite në seancën e tyre të ardhshme, dhe shpresoj shumë, që Qeveria e Kosovës para kësaj, ta dorëzojë draft – statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Cramon. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...