12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Dështojnë bisedimet për armëpushimin në Gazë

Bisedimet për vazhdimin e armëpushimit në Gazë që janë mbajtur në Katar kanë dështuar. Hamasi kërkon që, sipas marrëveshjes së arritur në janar, trupat izraelite, tani në fazën e dytë të armëpushimit, është dashur të tërhiqen nga Gaza por që Izraeli nuk pranon.

Bisedimet për arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit në Gazë, që janë mbajtur në Katar kanë dështuar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë pranuar kërkesat, siç i kanë quajtur jopraktike të Hamasit.

Negociuesit janë përpjekur të gjejnë një mënyrë për të ecur para pas fazës së parë të armëpushimit që përfundoi me 1 mars. Të dyja palët aktualisht nuk pajtohen për numrin e pengjeve që duhen liruar në këtë fazë. Palët gjithashtu nuk  u pajtuan edhe rreth tërheqjes së trupave ushtarake izraelite nga Gaza, që sipas marrëveshjes është dashur të ndodhë tani.

Izraeli, në këtë pike reziston derisa Hamasi insiston se kjo duhet të ndodhë tani.

SHBA ka propozuar që faza e parë të shtyhet deri nga mesi i prillit duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve që ishin marrë nga Hamasi dhe të të burgosurve palestinez që po mbahen nëpër burgjet izraelite. Mirëpo, një zyrtar palestinez, në kushte anonimiteti ka thënë se Izraeli dhe Hamasi nuk janë pajtuar për çështjet kryesore të marrëveshjes të përcaktuara nga emisari I presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff gjatë takimeve të ndara me negociatorët.

Izraeli dhe Hamasi ishin pajtuar në janar për një plan armëpushimi të zbatueshëm në tri faza. Në fazën e parë, Hamasi ka liruar 25 pengje, mbetjet e 8 pengjeve te tjera dhe 5 pengje, shtetas të Tajvanit ndërsa Izraeli liroi rreth 1800 të burgosur palestinez. Sipas  marrëveshjes, faza e dytë përfshin lirimin e pengjeve të mbetura që ndodhen në duart e Hamasit dhe lirimin nga burgjet të palestinezë te tjerë/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...