8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi ku do të shqyrtohej Projektligji për Fondin Sovran

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, për shqyrtimin e raportit me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

“Mbledhja nuk do të mbahet, sepse ata kanë kërkuar që të shtyhet me datë tjetër. Kërkoj mirëkuptim”, tha Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

“Kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdor taktikisht për t’i ikur debatit për Fondin Sovran, dhe për t’i ikur debatit për ligjet e ndjeshme të cilat po e prekin në substancë ekonominë e vendit tonë”, shtoi ai.

Ndër të  tjera Shala tha se: “Miratimi i ligjeve të tilla i amandamenteve, pa u diskutuar në Komisionin për Ekonomi, veçanërisht i ligjit për fondin sovran, lë shumë për të kuptuar që kemi të bëjmë me një ligj jozhvillimor, jo në përputhshmëri me procedurat dhe rregullat demokratike dhe ligjore për ekonominë e vendit tonë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...