25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Dështon përpjekja e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit, Memli Krasniqi: Nuk gjetëm mbështetje nga LDK-ja dhe AAK-ja

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në konferencën për media ka theksuar se partia që ai drejton ishte e gatshme për zgjedhje të parakohshme, derisa përmendi datat që ata kishin propozuar, 30 qershorin ose 7 korrikun

Ai tha se në ditën e fundit të mundësisë për shpërndarje të Kuvendit, i pari i PDK-së tha se tashmë kjo mundësi është ezauruar, pasi PDK-ja nuk gjeti mbështetjen e dy partive tjera opozitare LDK-së dhe AAK-së.

Krasniqi madje tha se ka mbetur i habitur nga dy partitë opozitare, derisa tha se dorëheqja e Kurtit që është kërkuar nga LDK dhe AAK, edhe nga ta si parti do të ishte më e preferuar, por që mundësia në tavolinë ishte vetëm shpërndarja e Kuvendit.

“PDK propozoi edhe dy data për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sot ashtu siç e kam cekur si afat në letrën dërguar liderëve, ndjej keqardhje për qytetarët. Ju njoftoj se mundësia tashmë është ezauruar, thirrja e PDK-së për koordinim mes partive politike nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Mund të hamendësoj për arsyet e partisë në pushtet për të shkuar në zgjedhje, por jam i habitur nga partitë opozitare. Mos shkuarje në zgjedhje ja zgjat mandatin pushtetit aktual. Edhe për ne dorëheqja ka qenë mënyra e preferuar, por mundësi reale në tavolinë ishte shpërndarje e Kuvendit”, tha Krasniqi.

“Për ne kishte rëndësi qëllimi se sa mënyra. PDK ka treguar seriozitetin e saj për ti dhënë fund keqqeverisjes. Këtë e dëshmuam edhe kur e nominiuam Bedri Hamzën, edhe të premten me 24 maj si PDK u paraqitëm në sallën e kuvendit për ta mbështetur rezolutën e AAK-së për shkarkimin e qeverisë, edhe përmes letrës së fundit që ua dërgova VV-së, LDK-së dhe AAK-së”.

“Por, si PDK tash e shume muaj e kemi konsideruar që vendi ka nevojë për qeveri të përgjegjshme. Kosova po humb kohë të vlefshme në procese të rëndësishme si pasojë e këtij mentaliteti qeverisës. Kolegët tan nuk ishin të gatshëm si ne, ndoshta atyre u duhet me shumë kohe, por kjo po shkon në dëm të qytetarëve”, tha Krasniqi në konferencën për media/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...