13.5 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, ndërpritet seanca

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në ora 12:00. Seanca e sotme është vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.

“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.

“Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, tha Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...