31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Dështon vendosja e gurthemelit, Komercialja pezullon punët për shkollën në Podujevë

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar punimet për ndërtimin e shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”. Komuna e Podujevës ka njoftuar se për këtë arsye është shtyrë edhe ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit.

Komuna e Podujevës në reagim janë ankuar se s’janë njoftuar fare nga Gjykata Komerciale për një vendim të tillë dhe se lajmin e kanë kuptuar vetëm te premten, teksa zyra e kryetarit Shpejtim Bulliqi është vënë në dijeni nga operatori ekonomik ankues.

“Arsyeja e shtyrjes së kësaj ceremonie është një vendim i Gjykatës Komerciale, e cila e ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e kontratës lidhur me ndërtimin e këtij objekti. Kontrata për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike është nënshkruar më 27 maj. Ndërkohë, edhe pse vendimi i Gjykatës Komerciale është marrë më 30 maj, ky institucion nuk e ka njoftuar asnjëherë Komunën e Podujevës me vendimin e saj. Ky vendim i është dërguar nga operatori ekonomik ankues kabinetit të kryetarit të Komunës, z.Shpejtim Bulliqi mbrëmjen e së premtes, por jo edhe nga Gjykata Komerciale”, thuhet në njofitm.

Për vendosjen e gurthemelit pritej të merrte pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...