Ditën e sotme, është raportuar për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit që po zhvillohet në degën e Administratës Tatimore në Gjakovë.
Siç merr vesh Sinjali, Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në degën e ATK-së, nën dyshimin se disa zyrtarë janë përfshirë në veprime të kundërligjshme.
Bazuar në informacionet e para që ka Sinjali, cak i organeve të rendit janë inspektorët që kanë qenë objekt hetimi i këtij rasti.
Policia dhe Prokurori i Shtetit tashmë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për realizimin e operacionit policor.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe posa të ketë një konfirmim zyrtar, do të iu mbajë të informuar me detajet e reja. /Njeshi/