17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Detaje nga aksioni “Gropa” në Ferizaj ku u konfiskuan mbi 70 kilogramë heroinë, 15 të arrestuar në mesin e tyre gjashtë shtetas të Turqisë

Prokuroria Themelore e Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, kanë realizuar dje një aksion të koduar “Gropa”, ku janë kontrolluar e bastisur disa lokacione.

Fillimisht dje gjatë ditës u tha se janë sekuestruar 70 kilogramë heroinë dhe janë arrestuar 10 persona.

Por, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se numri i të arrestuarave ka shkuar në 15, ku prej tyre gjashtë janë shtetas të Turqisë.

Gjithashtu sipas raportit thuhet se janë konfiskuar 73 kilogramë heroinë, para, telefona dhe vetura.

“Më 23.05.2022 gjatë një plani operativ në 3 lokacione të ndara në regjionin e Ferizajt janë gjetur dhe konfiskuar 73 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, para, telefona dhe vetura.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesëmbëdhjetë (15) të dyshuar meshkuj (9 kosovarë dhe 6 shtetas të Turqisë)”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...