2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Detaje nga aksioni i Policisë në Pejë: Arrestohet një i mitur, dyshohet se kishte plane të vriste nxënësit e klasës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të shtunën, në rajonin e Pejës, që rezultoi me arrestimin e një të mituri që dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari kishte planifikuar një sulm për t’i vrarë nxënësit e klasës së tij.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë e kanë konfirmuar se ky rast tashmë po hetohet nga Prokuroria Speciale.

“Për këtë çështje penale kontaktoni me Prokurorinë Speciale për shkak se është në kompetencë të tyre”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ndërkohë nga Policia nuk kanë dhënë detaje të tjera, përveç njoftimit për arrestimin e të dyshuarit.

“Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Lajmi në përditësim

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...