Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera lidhur me atentatin që ndodhi të martën në Pejë, ndaj një zyrtari policor.
Policia bënë të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ku viktima mashkull kosovar fillimisht është tentuar të goditet me veturë nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës mirëpo nuk e ka qëlluar.
“Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast.
Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte. /Njeshi/