Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:50, në fshatin Raushiq të komunës së Pejës, ku kanë qenë të përfshira tri vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar menjëherë në emergjencën e Pejës.
Gazeta Sinjali më herët raportoi për këtë aksident, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq- Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 1 person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, tha ai. /Njeshi/