5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Detaje të reja për burrin që u gjet i vdekur në Gjilan: Në xhep kishte 3 telefona dhe rreth 80 mijë franga

Personi që u gjet i vdekur mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, i ardhur nga Zvicra, në xhep kishte 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga

Sipas burimeve të  policia ka gjetur frangat dhe telefonat në xhepat e rrobave të viktimës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia, sot gjatë ditës.

“Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë  është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka konfirmuar policia./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...