16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Detaje të reja, rreshteri Muhamed Lika dyshohet se u vra gjatë një tentim-grabitjeje (VIDEO)

Rreshteri Muhamed Lika u vra mbrëmjen e 1 prillit në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Gazetarja Sala Gashi, ka dhënë detaje të reja rreth rastit, teksa ndodhet në vendin ku u krye vrasja.

Në vendin e ngjarjes, shihen shenjat e plumbave që u u shkrepën mbrëmë, e që morën jetën e Likës.

Sipas gazetares së Klan Kosova, dyshohet se si shkak i një grabitjeje rezultoi vrasja e rreshterit Lika.

“Nga burime jo të sigurta, thuhet se Lika mori katër plagë nga të shtënat me armë zjarri, e që i dyshuar është një 18-vjeçar”, tha Gashi.

“Sipas burimeve jo të sigurta, thuhet se ka qenë një grabitje, e që ka rezultuar deri në vrasjen e rreshterit”, tha tutje gazetarja. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...