10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Dhjetë ditë pas zgjedhjeve – Vazhdon numërimi i votave për deputetë

Kanë kaluar dhjetë ditë që nga mbajtja e e zgjedhjeve, por ende nuk ka rezultat përfundimtar për partitë dhe deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Deri tani, votat për kandidatët për deputetë janë numëruar në rreth 88% të vendvotimeve. Madje, janë publikuar edhe disa lista me numrat e votave të grumbulluara nga kandidatët e partive politike që kanë kaluar pragun zgjedhor.

Megjithatë, zyrtarët e KQZ-së nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur mund të përfundojë numërimi, por besojnë se procesi do të përmbyllet brenda pak ditësh./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...