Njeriu është një krijesë e krijuar në atë lloj mënyre që vepron edhe punë të mira edhe punë të këqija.
Për këtë arsye kohë mbas kohe me dashje ose pa dashje, njeriu mund të futet në gjynah.
Gjynahu ose të vepruarit keq, kanë një ndikim negativ tek njeriu, që herët ose vonë ka pasojat e veta.
Pasojat mund të konsistojnë në stres, mërzitje, pesimizëm, etj, gjëndje negative që përfundimi është një njeri me probleme me vetveten, por edhe ashtu edhe me njerëzit që e rrethojnë.
Një fjalë e urtë thotë: “shpresa vdes e fundit”, ose “shpresa nuk vdes kurrë”, dhe për këtë arsye çdokush në vetveten e tij ka një shpresë dhe është në pritje që ndoshta një ditë kjo gjendje do të ndryshojë.
Pikërisht atë shpresë, atë mundësi të re, atë dritë në fund të tunelit njeriu gjithmonë do ta gjejë tek Islami.
Islami është mundësia për çdokënd që të nisë një epokë të re, një epokë e cila do të rezultojë në njohjen e realiteti, dhe të vërtetës së padiskutueshme.
Në islam kjo mundësi është gjithmonë e hapur, në çdo kohë, por ka akoma kohë më të favorizuara dhe më me vlerë siç është muaji i Ramazanit.
Kur’ani na tregon dhe na jep myzhden e mrekullueshme ku thotë:
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu I falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues” (Zumer, 53).
Zoti i gjithësisë i drejtohet të gjithë robërve të Tij, pa dallim rrace, kombi, ngjyre, dhe u tregon atyre se gjithmonë janë të mirëpritur në mëshirën e Tij, mjafton që ato të kthehen njëherë e përgjithmonë nga rruga pa dritë për në rrugën e së vërtetës.
Ndonjëhere shumica e njerëzve janë në dilemë me vetveten e tyre, dhe duke qënë pesimist pyesin dhe thonë: A mi fal Zoti mua gjithë këto gabime që kam bërë?
Poeti Xhelaledin Rumiu në poezinë e tij thotë:
“Në çfarëdo gjendje qofsh, prap hajde
Kushdo që të jeshë, ti prap hajde
Hajde sepse dera jonë është dera e shpresës
Edhe sikur njëmijë herë ta kesh prish pendimin, ti prap hajde”.
Allahu është shumë i mëshirshëm me robërit e Tij. Ai na tregon në kur’an se “mëshira Ime ka përfshirë gjithçka”(Araf,158) , dhe po ashtu në një hadith kudsi na thotë se mëshira Ime e ka kaluar zemërimin Tim, prandaj ti o njeri kurrë mos humb kurrë shpresë nga falja dhe mëshira e Zotit.
Gjithashtu Allahu na thotë: ”Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje tek Allahu, ai e gjen Allahun falës dhe mëshirues”(Nisa 110).
Mjafton që ti ta njohësh Zotin tënd dhe atëherë do të kuptosh se gjithmonë për ty ka shpresë, gjithmonë për ty është një mundësi që të dalësh nga ajo humnerë e mbushur me gjynahe të cilat ta kanë vrarë zemrën.
Ramazani është rasti më përfekt që ti të nisësh rrugën e kthimit. Ramazani, ky muaji i mëshirës, i cili nuk lë gjynah pa falur nëqoftëse ti beson ne Allahun një të vetëm, dhe beson se shpërblimin ta jep vetëm Ai(Buhariu, Muslimi).
Profeti (as) na thotë se :”Muaji i Ramazanit është ai muaj i cili fillimi e tij është rahmet (mëshirë), mesi i tij është magfiret ( falje), dhe fundi i tij është mrojtje (mburojë) nga zjarri i xhehennemit”(Bejhaki).
Duke qënë se kemi hyrë në dhjetë ditëshin e dytë të Ramazanit, atëhëre do të ishte koha përfekte për gjithësecilin që të përfitonte nga kjo mirësi e madhe.
Ti drejtohet Zotit të tij me përgjerim dhe pendim dhe shpërblimi i kësaj të jetë falja dhe mëshira e Allahut (xh,sh).
Por si duhet të pendohemi?:
Thotë Allahu (xh,sh): “O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat e t’u shpie ne xhennete.
Nga kushtet e pranimit të pendimit janë:
1- Së pari ti duhet të dish gjynahet e tua që ke bërë kundrejt Allahut dhe për këtë arsye të mbështetesh tek Ai, të kërkosh ndihmë e falje dhe të bëhesh pishman.
2- Të pendohesh me sinqeritet dhe të jesh I mërzitur se pse ti i ke vepruar ato gabime.
3- Të marrësh vendimin se skam për ta përsëritur të njëjtin gabim dhe të veprosh ato që të ka urdhëruar Zoti.
4- Nëqoftësë ke hyrë në hak me njeri, të shkosh ti kërkosh hallallikun.
Nëqoftëse një njeri arrin ti bëjë të gjitha këto, le të marrë përgëzimin se ai do ta gjej Zotin e tij falës./Njeshi/