Një autobus që transportonte 30 anëtarë të një klubi futbolli të shkollës së mesme u përmbys të shtunën në prefekturën e Kagoshima të Japonisë.
Si pasojë, 10 prej studentëve janë të lënduar janë dërguar në spitale, thanë autoritetet lokale. Lëndimet e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën, sipas policisë dhe burimeve të tjera.
Shoferi i autobusit bëri një thirrje urgjente rreth orës 8:30 të mëngjesit pasi incidenti ndodhi në një rrugë malore në qytetin e Kagoshima. Policia thotë se nuk ka dyshime se në aksident janë përfshirë automjete të tjera.
Autobusi po transportonte ekipin e futbollit të shkollës së mesme Kokubu për në Hioki, ku ata ishin planifikuar të kishin një ndeshje praktike, thanë burimet./Njeshi/