DHL Express po pezullon dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë (603 £) për shkak të një “rritjeje të konsiderueshme” të burokracisë në dogana pas futjes së regjimit të ri tarifor të Donald Trump, ka shkruar BBC.
Gjigandi i dërgesave tha se do të ndalojë përkohësisht dërgesat nga kompanitë në të gjitha vendet për konsumatorët amerikanë të hënën “deri në njoftimin e mëtejshëm”.
Ai shtoi se dërgesat biznes-biznes do të vazhdojnë ende, “megjithëse ato gjithashtu mund të përballen me vonesa”.
Më parë, paketat me vlerë deri në 2,500 dollarë mund të hynin në SHBA me dokumente minimale, por për shkak të kontrolleve më të forta doganore që hynë në fuqi së bashku me tarifat e Trump në fillim të këtij muaji, pragu është ulur.