Ligjvënësit amerikanë në Dhomën e Përfaqësuesve kanë
miratuar një rezolutë duke synuar që t’i bllokojë presidentit amerikan, Donald
Trump realizimin e premtimit për ndërtimin e murit.
Në votimin e mbajtur më 26 shkurt, rezoluta ka kaluar me 245 vota në të mirë të saj, duke përfshirë edhe votat e 13 republikanëve, për dallim nga 182 vota kundër.
Rezoluta synon t’i ndalojë Trumpit shpalljen e emergjencës kombëtare, përmes së cilës synon të sigurojë fondet për ndërtim të murit me Meksikën.
Rezoluta duhet të miratohet edhe në Senatin e kontrolluar nga republikanët, prandaj fati i saj mbetet i paqartë.Njeshi/RLE
]]>