16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Dhoma Ekonomike e Grave: Rritja tarifave të rrymës, çon në shtëpi shumë gra

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës përmes një deklarate për media ka paraqitur shqetësimet e komunitetit të bizneseve të drejtuara nga gratë në Kosovë, lidhur me rritjen e tarifave të energjisë , duke thënë se kostoja do të jetë e papërballueshme e me rrezik serioz për ekonominë.

“Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e vendosur ndaj vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%, si dhe ndaj kalimit të detyrueshëm të bizneseve të mëdha në tregun e liberalizuar të energjisë që nga 1 qershori 2025”, thuhet në reagimin e tyre.

Dhoma e grave thotë se kjo masë e papritur paraqet pasoja serioze për sektorin privat në tërësi, por veçanërisht për bizneset në pronësi të grave në Kosovë.

“Ajo vë në rrezik drejtpërdrejt funksionimin e qindra ndërmarrjeve me më shumë se 50 të punësuar, por gjithashtu ndikon fuqishëm edhe te ndërmarrjet mikro dhe të vogla (NVM), të cilat tashmë përballen me sfida të shumta strukturore në qasjen në financa dhe tregje”, vijon reagimi i tyre.

Dhoma e Grave të Kosovë thotë se gratë ndërmarrëse në Kosovë kanë dëshmuar rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirës të vendit. Megjithatë, sipas tyre, rritja drastike dhe e paplanifikuar e kostos së energjisë vendos mbi to një barrë të papërballueshme.

“Në sektorët ku konsumi i energjisë është i lartë si prodhimi ushqimor, tekstili dhe përpunimi, energjia përbën një përqindje të konsiderueshme të kostove operative. Rritja prej deri në 30% e shpenzimeve energjetike do ta bëjë të pamundur mbijetesën e shumë prej këtyre bizneseve. Nëse kjo prirje vazhdon, Kosova rrezikon një rritje të ndjeshme të papunësisë posaçërisht tek gratë, duke zhbërë përparimet e arritura me mund në fuqizimin ekonomik të grave”, thuhet tutje në reagimin e  tyre.

Ato kanë alarmuar se deri në 40% e grave të punësuara në sektorët me konsum të lartë të energjisë mund të humbin vendet e punës nëse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk mund të përballojnë kostot e shtuara operative./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...