7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Dhuna në familje – dy raste në Pejë e dy në Istog

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog.

Kjo u bë e ditur nga policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se në tre raste, burrat kanë sulmuar viktimat femra, ndërkohë një tjetër iu kishte shkaktuar dhunë psiqike familjarit të tij dhe fëmijëve të ankuesit.

Istog  10.03.2025, 10:40.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer te familjarët e saj.

Pejë 10.03.2025, 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë  10.03.2025, 18:00. Është ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar iu kishte shkaktuar dhunë psiqike ankuesit mashkull kosovar dhe fëmijëve të tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Istog 10.03.2025, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...