10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Dhunimi i 15 vjeçares në Pejë, ky është emri i 63 vjeçarit të arrestuar

Mbrëmë është arrestuar 63-vjecari, Sali Kadrija, i akuzuar për veprën penale “Dhunim”.

I dyshuari kishte keqtrajtuar seksualisht një të mitur, 15-vjeçare.

Më datë 16 nëntor  2023, rreth orës 18:35, nё stacionin Policor Pejë ka ardhur prindi i viktimës, dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzën e tij  (tё mitur).

Ankuesi ka  deklaruar se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione por nuk e ka gjetur. Hetuesit e angazhuar në rast në mënyrë intensive kanë punuar për identifikimin e vende ndodhjes së viktimës.

Më datë 30. 11. 2023, rreth orës 02:00 familjarët se bashku me viktimën janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Hetuesit rajonal pas një pune intensive, në bashkëpunim  me prokurorin e shtetit, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e  dyshuar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...