Një femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull kosovar. Pas denoncimit ne Policinë e Pejës, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë ndihmën e nevojshme.
Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. /Njeshi/