Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën, në Pejë.
Tutje në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport./Njeshi/