20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Dhurata Dora publikon bashkëpunimin me Azet dhe Zuna

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Dhurata Dora dhe reperët Azet dhe Zuna.

Treshja kanë publikuar këngën me titullin “Oeo” që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur Azet, Zuna dhe Bim Bimma, ndërsa për miksimin dhe masterizimin Sir Jai.

Producent ekzekutiv i projektit është Jetmir Agaj, ndërkaq realizimi i videoklipit iu besua Fati.tv.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.

Theksojmë që krahas projekteve artistët gjatë kësaj periudhe mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...