4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi/Brukseli për takimin Bislimi-Petkoviq: Njoftojmë kur është e përshtatshme

Artmotion Black 2024

Bashkimi Europian nuk e ka konfirmuar takimin në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë për në dhjetor.

Në një përgjigje për T7, nga BE thanë se për këto takime do të njoftojnë “kur është e përshtatshme”.

“Nuk kemi çfarë të shtojmë në këtë fazë, në përputhje me praktikën e deritanishme do të njoftojmë çdo takim siç është e përshtatshme”.

Në anën tjetër, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, dje për mediat ka thënë se dialogu pritet të vazhdojë më 17 dhjetor.

Për takim të ardhshëm kishte thënë se po bëhen përgatitjet edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në një postim të tij më 24 nëntor në Facebook ku shpesh bën një përmbledhje të punës së tij javore. Megjithatë, ai s’ka dhënë datë.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor”, kishte shkruar Lajçak.

Takimi i fundit mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, u mbajt më 24 tetor. Por, edhe ky takim kishte përfunduar pa ndonjë rezultat.

Lajçak më pas kishte thënë se fokusi në këtë takim ishte “në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit”

“Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, kishte thënë Lajçak./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...