-0.4 C
Pec
E shtunë, 9 Dhjetor, 2023

Dialogu Kosovë-Serbi, tri ditë nga takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

Bashkimi Evropian ka ftuar në takim në nivel kryenegociatorësh, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqn të enjten e 16 nëntorit në Bruksel.

Në përgjigjen e BE-së për mediat vendore konfirmuan se takimi do të fokusohet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog.

Për takimin javën e kaluar foli edhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se do provohet të gjendet edhe një zgjidhje e qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

“Kam propozuar një agjendë të drejtpërdrejtë për takimet e ardhshme në Bruksel, në linjë me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë. Fokusi primar do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshje dhe gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës”, kishte thënë Lajçak.

Ndërsa, zëvendëkryeministri Besnik Bislimi, javën e kaluar në konferencë për media tha se dakordimi me Lajçakun gjatë takimit në Prishtinë, ishte vetëm ai për një takim të radhës në Bruksel.

“Në Bruksel nuk ka më kompromise, kanë përfunduar. Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve e jo negociimit. Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotëni”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi/Njeshi&GR/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...