Ish-zv/Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, biznesmeni i njohur shqiptaro-gjerman Gani Dreshaj sot në 25 vjetorin e fillimit të luftës frontale në dukagjin, nisur nga familja Haradinaj, që pasoj pushkën e familjes Jashari në Prekaz më 5,6 dhe 7 Mars të të njejtit vit dhe 24 vjetorit të fillimit të sulmeve të NATO-së mbi caqet serbe, ka ftuar për unitet Ramush-Albin, për të mbyllur çështjen e Kosovës me Serbinë.
‘Aleanca Albin – Ramush, është e fortë sikur NATO.’-thotë Dreshaj.
Reagimi i plotë:
’24 Marsi i dha fund regjimit të kasapit të fundit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç.
Pasardhësi i tij sot në pushtet në Serbi, Aleksandër Vuçiq, ish-ministri për Informim i regjimit, është koha të tregoj për vrasjen e avokatit të njohur Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij e mijëra të tjerëve, civil të pafajshëm.
Aleanca Albin – Ramush, është e fortë sikur NATO. Fotografia e këtyre dy burrave që erdhi sot nga Gllogjani heroik, na e bëri zemrën mal. Disave u prishi punë edhe në Prishtinë fatkeqësisht, e nuk ishte dashur. Por paramendojeni çfarë reagimi ka nxitur kjo foto në Beograd, atje ku ende qeveriset me pasardhës të Millosheviçit.’-tha Dreshaj./RADIO 1/