DIGGA njihet për fjalor, të përshtatshëm, në ndërtimin e mjeshtrin e një kënge. Është tipik “Gamma” kur vije fjala për nivelin e aftësinë për krijimin e teksteve në gjuhën e hiphopit, pa të shara.
Në këtë mes Dioni është një lider i perëndimit të Kosovës. Një zë krejtësisht i veçant i gjeneratës së tij.
Dion Shala aka DIGGA ka zënë vend në skenën e repit në Pejë por edhe në Kosovë. Është kënga e pestë që e publikon ndërsa kjo e fundit përqon një mesazh të fuqishëm për vetëbesimin dhe suksesin.
“Synoj të jap deklaratë artistike, të tregoj realitetin ku jetoj, qëllim e kam prej se kam filluar në moshën 15 vjeçare, kur e kam punuar këngën e parë” – thotë DIGGA për Radio 1.
“Në reshtat që shkruaj, nuk përdori fjalë banale, të paktën mundohem të ju iki. Tentoj me kone në një klas tjetër. Artistat e Pejës njihen që prekin tema të ndryshme dhe ecin nëpër rrugë të veçanta” – shton 20 vjeçari pejan.
Ai shprehet i kënaqur me projektin në total dhe shpreson të zë vend e vesh tek krejt ata që e presin suksesin e tij brenda e jashtë Kosovës.
Ndryshe, kënga është punuar nga Rajmond Berani (Deamond) e inqizuar në studion e Genc Hysenit. /Njeshi/