22.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Digga publikon këngën “Tommy Shelby”, projekti i gjashtë nga artisti pejan

Reperi shqiptar Dion Shala, i njohur me emrin artistik Digga, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Tommy Shelby”, një projekt që është frymëzim nga figura ikonike e serialit “Peaky Blinders”.

Kjo është kënga e gjashtë me radhë nga artisti pejan, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe stilin e tij të veçantë në skenën muzikore.

“E kam titulluar ‘Tommy Shelby’ sepse ai karakter më ka frymëzuar gjithmonë – i ftohtë, i vendosur dhe gjithmonë një hap përpara,” thotë Digga.

Kënga është punuar nga Rajmond Berani, poashtu edhe muzika. Tekstin original e ka shkruar vetë artisti Digga.

Videoklipi, i realizuar nga NR është minimalist vetëm një foto por me një atmosferë që përkon me tonin e këngës.

“Ndonjëherë mjafton një imazh për të përcjellë ndjesinë” shton ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...