22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të veriut.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veri.

Elshani tha se rasti ka ndodhur rreth orës 02:25.

“Sot me datë 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr. Kral Petri Veri Mitrovicë veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe”, u shpreh ai.

Elshani bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftur prokurorin kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet ‘zjarrëvënie’./Njeshin/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...