3.2 C
Pec
E martë, 28 Nëntor, 2023

Digjen dy vetura në veri të Mitrovicës

Një automjet “Audi 80”, ngjyrë e bardhë, me targa KM, është kapluar nga flaket derisa ishte ne lëvizje, ndërsa vozitësi ka ikur nga automjeti për shkaqe të sigurisë.

Nga flakët e është kapluar edhe një automjet tjetër ‘Reno Twingo” me targa 02, që ka qenë i parkuar afër veturës së përfshirë nga flakët.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti. Sipas tij ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, në rrugën “Kral Petar”, në veri të Mitrovicës.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit është instalimi elektrik në automjet dhe nuk ka elemente të veprës penale. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...