5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Digjet kati i fundit i një ndërtese në Ferizaj, banorët evakohen

Një zjarr ka përfshirë pullazin dhe katin e fundit të një ndërtese në Ferizaj, ku si pastaj janë evakuar të gjithë banorët e ndërtesës.

Sipas Policisë, ata fillimisht kanë marrë informacion se në një ndërtesë banimi është vërejtur një zjarr.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë intervenuar duke e lokalizuar zjarrin që kishte kapluar komplet pullazin dhe katin e fundit të ndërtesës.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur ndonjë person të lënduar. Rasti mbetet nën hetime. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...