16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Digjet një lokal në Pejë, policia sqaron rrethanat fillestare ndërsa rasti është nën hetime

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, është djegur një lokal në rrugën ‘Madeleine Albright’ që ndodhet në qendër të Pejës.

Toger Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës ka sqaruar për ‘Radio 1’ rrethanat fillestare, lidhur me djegien e kafeterisë “Fox”, që është nën hetime nga njësitet relevante.

“Një njësit patrullues i policisë, ka kaluar rastësisht nga lokali që ishte duke u djegur dhe ka parë se aty po intervenohej nga njësiti i zjarrfikësve”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ishte një fqinj që banonte në banesat sipër, i cili raportoi se po digjej një kafeteri.

Deri më tani, nuk ka asnjë raport se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa pos dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...