5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Digjet toka e mbjellë me pemë në Skenderaj, ankuesi thotë se vlera e dëmit është 20 mijë euro

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë në fshatin Liqenë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën e 28 shkurtit, dhe është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Fsh. Liqenë, Skenderaj 28.02.2024 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin policor.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro. Rasti në procedurë hetimore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...