Në pamje të parë, kjo pjesë e Kosovë ta jep përshtypjen sikurse je në një shtet tjetër, apo thënë shkurt në mes të Beogradit. Flamujt, mbishkrimet, muzika dhe gjithçka tjetër është në serbisht.
Madje edhe monedhat që përdoren këtu janë të ndryshme me ato që lejohen, e ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Mitrovicë të Veriut e cila u krijua pasi serbët ndan në dysh qytetin e Mitrovicës, është vetëm 40 kilometra larg nga Prishtina, aty ku u nënshkruan edhe rregulloret që ndalojnë qarkullimin e dinarit për blerjet me kesh brenda territorit të Kosovës. Por KIKS Kosova ka parë se në këtë komunë të re dinari qarkullon lirshëm edhe pse jo ligjshëm.
Për të këmbyer valutën prej 10 eurosh, problemin e vetëm që pati ekipa ishte fakti që nuk dinte gjuhën serbe, pasi konvertimi dhe shitja e dinarit të Serbisë ishte diçka e zakontë në këtë pjesë të shtetit më të ri ne Evropë.
Meqë kjo shumë e vogël e parave që patëm për t’i kthyer në dinarë serbë nuk qe problem, ekipi i KIKS-it u vu në kërkim të atyre që vendasit i quanin “Shfercera” që në gjuhën shqipe janë si markaxhi apo dilerë për konvertimin e shumave të mëdha të parave.
Kordinatat na u dhanë për te burektorja ku rrinin këta “shfercer”.
Kiksi ndoqi direksionet e tij për t’i takuar. Por fakti se ishimi të panjohur për ta, personat që mendohet se merren me shitblerjen e parave në mënyrë ilegale, u bënin sikur nuk dinë gjë për këtë fenomen, madje as që pranonin që bëjnë një punë të tillë.
Sidoqoftë KIKS-i kishte konvertuar më para ca euro në dinarë, dhe tanimë ishte koha të tensionim nëse ato shkonin në këtë komunë, e cila do të duhej t’i nënshtrohej ligjeve të Kosovë, e të cilat ndalojnë përdorimin e dinarit në Kosovë.
Hyrja në një barnatore të zakontë, që një befasi për ekipen, kur para tyre u shfaqen një tub e madhe me kartëmonedha të Serbisë. Kur Kiksi kuptoi se ligji për valutën e lejuar në Kosovë nuk po funksiononte këtu, radha ishte për të kuptuar nëse këto biznese që e qarkullonin valutën e Serbisë, i paguajnë taksat shtetit të Kosovës. Por kuponët fiskalë që dëshmojnë legalitetin e funksionimit të bizneseve në Kosovës, nuk ekzistonin.
Shitësja na dha një letër kompjuteri me emrin e produktit e edhe për kundër insistimit të emisionit ata nuk lëshuan një të tillë. Përveç kësaj, kupon kërkuam edhe në këtë minimarket, ku vërejtëm se të gjitha çmimet nëpër rafte edhe këtu ishin të shkruara në dinarë.
Misioni i KIKS-it nuk u ndal me kaq. Vazhduam për të ndërruar biznes.
Njëjtë sikurse edhe marketi, kjo byrektore kishte edhe çmimet në dinarë, por edhe në euro. Bisedën e bëmë shqip e dinarin e pranoi pa asnjë problem. Madje, tha që për dinarë këtu mos e keni problem sepse ku të doni mund të bleni me ta.
Meqë dinari shkoi flakë në Veri, KIKS-i vendosi për të vazhduar në qytete të tjera me shumicë serbe. Tanimë na kishin mbetur edhe disa dinarë pas blerjeve.
Misioni i radhës dhe i fundit ishte që këto dinarë tash t’i kthejmë prapë në euro.
Edhe kjo u bë…
Pa kupon fiskal, e më shumë blerje në një valutë që është ilegale në Kosovë tash e një vit në Republikën e Kosovës, mbyllem ditën në Mitrovicën e Veriut në Republikën e Kosovës.