Mbrëmja e sontme është shoqëruar me reshje bore në kryeqytet.
Në disa zona, reshjet e borës kanë qenë të dendura.
Kjo ka bërë që të ndërhyjë Drejtoria e Shërbimeve Publike e kryeqytetit, për të mirëmbajtur rrugët dhe pastruar ato nga bora.
Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj Drejtorie, Ilirik Musliu.
“Ekipet në terren, po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve pas të reshurave të borës” shkroi Musliu në Facebook, duke ndarë fotografi nga terreni./Njeshi/