Ajo është ndër artistet shqiptare, që pëlqehet për projektet dhe paraqitjet skenike.

Fjala është për bukuroshen brune Diona Fona, e cila përherë qëndron aktive me postimet nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka zgjedhur që të publikojë prapaskenat e këngës “Fire”.

 

E njëjta ka ardhur si bashkëpunim me reperin anglez ZieZie, teksa është pritur mirë nga dëgjuesit e muzikës së tyre.

Në postimet e artistes vërehej duke u bërë gati për xhirime, teksa ushtronte koreografinë me valltaret që kishte.

 

Përpos pëlqimeve që dyshja kanë marrë, vlen të përmendet se kënga ka marrë edhe klikime të shumta në YouTube. /Njeshi/