3 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Diplomatët evropianë për pikën 4 të propozimit të BE-së: Kosova mund të anëtarësohet në OKB vetëm me një kusht

Kosova nuk do të kërkojë anëtarësim në Kombet e Bashkuara pa pëlqimin e qartë të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Francës, Britanisë së Madhe, Amerikës, Rusisë dhe Kinës.

Kështu raporton media në Serbi, Nova, e cila ka publikuar dokument që thotë se është hartuar nga diplomatët që punojnë në udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes evropiane për Kosovën e Serbinë.

Sipas kësaj gazete, në këtë mënyrë po tentohet t’i gjendet zgjidhje kundërshtimit të Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, që interpretohet si njohje joformale e pavarësisë.

“Pëlqimi i Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare parashikohet në pikën 4 të projektmarrëveshjes dhe është kundërshtimi kryesor i vendit tonë. “Nova” ka marrë përgjigjen e diplomatëve evropianë për këtë kundërshtim të Serbisë, e cila do të jetë pjesë e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes” , raporton kjo gazetë transmeton Telegrafi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...