22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Diplomojnë 15 kadetë të FSK-së në Universitetin Amerikan të Kosovës

Këtë të mërkure kanë diplomuar 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

“Pesëmbëdhjetë kadetë të FSK-së sot diplomuan në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës, profesionalizmi i të cilëve do t’i shërbejë zhvillimit të ushtrisë sonë”.

“Ne këtë rast, ministri Maqedonci i përgëzoi kadetët  për arritjen e tyre akademike në programin civil të studimeve, duke uruar që gjithmonë faqebardhë të kryejnë detyrën e tyre fisnike për mbrojtjen e atdheut”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...