22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Diplomojnë 16 oficerë të FSK-së – U kërkohet punë, disiplinë dhe shpirt luftarak

Disiplinë, punë dhe shërbim ndaj vendit u kërkua nga 16 oficerët e FSK-së të cilët u diplomuan të enjten në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre, fillimisht u bë betimi i 10 oficerëve, më pastaj edhe 22 kadetë të rinj, të cilët u inkurajuan që t’i qëndrojnë besnik synimeve dhe mbrojtjes së atdheut.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kadetët e rinj janë të përgatitur fizikisht, moralisht të drejtë, dhe mentallisht vigjilent.

“Qershorin e ngjarjeve të rëndësishme po e përmbyllin edhe me 10 oficerë të rinj. Ëndrrën e gjithë atyre që kanë pasur sot po e realizoni, nuk kam si ta fsheh krenarinë që kam. Kjo ndjenjë krenarie është rezultat i përkushtimit tuaj shpirtëror, gatishmërisë që keni për të dhënë jetën për atdhe. Të zgjohesh në mëngjes me këtë mision në zemër është me të vërtet fisnike”.

“Është e vështirë por është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ti mësoni teknikat për luftim, ju tani keni atë për tu udhëhequr, përgatitjen fizike dhe emocionale. Njohjen dhe aftësinë pa marrë parasysh se situatën që gjendeni. Si ofrues të sigurisë dhe paqes janë ushtarakët tanë që krahë për krahë po ushtrojnë për të mbrojtur atdheun.  Ju pjesëtarët e FSK-së në vazhdimësi po tregoni profesionalizëm, partnerët tanë njohin qëndrimet tona, luftojmë vetëm për paqe ashtu si komandanti legjendar të Kosovës, Adem Jashari”, tha Maqedonci. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...